AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 16:06

Pesë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 301 numri i víktímave

Pesë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 301 numri

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona nga COVID-19. Gjithashtu janë shënuar 116 raste të reja.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen pesë qytetarë nga Tirana; një 56-vjeçar, një 64-vjeçare, një-71 vjeçare, një 77-vjeçar dhe një 89-vjeçare.

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj në vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Sipas ministrisë në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar rritjen e rasteve me koronavirus.