TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qytetare po pret në ankth prej orëve të para të mëngjesit të sotëm para Urgjencës së QSUT, pasi vëllai i saj ka ardhur me urgjencë menatën e kaluar nga Rrogozhina i dyshuar si i infektuar me koronavirus.
Duke folur për News24, qytetarja tha se nuk i kanë dhënë asnjë informacion, nëse vëllai i saj është gjallë apo ka humbur jetën.
“Kam vëllanë që këtu mbrëmë, nuk me jep njeri përgjigje. Erdhi mbrëmë në 12 të natës”, tha qytetarja.
Juve ua kanë bërë analizat?
Jo. Vëllanë e solli këtu Spitali i Rrogozhinës. Ka ardhur nga Italia më 17 shkurt.