AKTUALITET, 23 Mars 2020, 11:41

Katër viktima nga koronavirusi, Rama: Javë e vështirë, po humbasim njerëz, kemi vetëm një gjë në dorë

Katër viktima nga koronavirusi, Rama: Javë e vështirë, po


Ndërkohë që në vend numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në katër dhe një pacient ndodhet në vdekje klinike në gjendje shumë të rëndë, reagon kryeministri Rama me një mesazh të fortë.

Rama thekson se kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasin njerëz.

Sipas tij, kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa të mundemi dhimbjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhembët dhe e durojmë, duke mos shkelur izolimin.

Ai poston edhe një video, që sikundër thotë është më e shikuara mbrëmë në SHBA.

Postimi i Ramës:

⚫️ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ?

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES;

DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës