TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më parë. Por sot Gjykata e Prishtinës e liroi nga burgu duke rrëzuar kështu kërkesën e Shqipërisë pë ekstradim. Trupi gjykues vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij.
Babalja u kap dje teksa ndodhej ne një qendër azilantësh në Prishtinë. Menjëherë ai u dërguar në paraburgim, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e presin dy akuza të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”. Por vendimi i sotëm i Gjykatës duket se e ka futur procesin në një tjetër etapë.
Pak pas denoncimit në publik të skandalit me përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Albert Veliu largohet nga Shqipëria drejt Kosovës, ku edhe bëri kërkesë për azil politik.
Duket se vendimi i sotëm i Gjykatës së Prishtinës mund të përkthehet edhe si një vendim politik i Kosovës për të refuzuar kërkesën e Shqipërisë. Krahas kërkesës për azil, ‘Babalja’ kishte thënë se në Shqipëri po i rrezikohet jeta pas denoncimit që i bëri vëllait të Fatmir Xhafës. Siç tashmë është e njohur, dosja ‘Babalja’ është futur në një spirale tjetër. Edi Rama me makinerinë e tij shtetërore dhe propagandistike nxiton të mbulojë këtë denoncim thjesht si një inskenim të opozitës.
Por gjërat morën një rrjedhë tjetër pasi dy ditë më parë deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi një video tjetër që nxirte zbuluar Ramën dhe të vetët. Shtetasi Fredi Alizoti, pranon se ndaj tij është ushtruar presion prej Taulant Ballës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Ardi Veliu. Madje ky i fundit, thotë Alizoti e ka marrë me makinë drejt komisariatit. Pak ditë më parë, ndaj Albert Veliut është vendosur masa e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë.
Mbetet per t’u parë se cila do të jetë tani lëvizja e autoriteteve shqiptare për të ekstraduar në Tiranë ‘Babalen’. Për denoncimin Albert Veliut pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama është shprehur se Xhafaj dhe vëllai i tij s’kanë lidhje me këtë histori. Madje ai u orvat që në fillim të shprehej se kishte siguruar ekspertizën e një laboratori të huaj që e kishte hedhur poshtë audio-përgjimin. Por asnjëherë Rama nuk e bëri publike këtë ekspertizë osë së paku emrin e laboratorit. Nga ana tjetër edhe laboratori i huaj ku ishte cuar për ekspertizë audio-përgjimi nga Prokuroria, nuk provon dot se kemi të bëjmë me një material të montuar. Sipas ekspertizës është e vështirë të provohet nëse ka qenë zëri i Agron Xhafës apo jo, por as nuk thuhet se s’ka qenë zëri i tij./Lapsi/