AKTUALITET, 4 Maj 2020, 14:36

Pak kohë më parë humbi të ëmën, çfarë thonë banorët për 20-vjeçarin që plagosi tezen me burrin në Korçë, njëri në gjendje të rëndë

Pak kohë më parë humbi të ëmën, çfarë


Një çift bashkëshortësh dhe një 20-vjeçar kanë mbetur të plagosur, mëngjesin e kësaj të hënë në fshatin Pendavinj të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, të cilët janë sulmuar nga nipi i tyre 20 vjeçari Ilia Jani, për motive të dobëta.

20-vjeçari Ilia Jani këtë mëngjes ka shkuar në banesën e tezes se tij, Ditera Leka, duke u konfliktuar me këtë të fundit dhe me bashkëshortin e saj, Arben Leka.

Gjate konfliktit, 20-vjecari ka goditur me thikë bashkëshortin e tezes dhe me pas me mjete të forta ka qëlluar edhe tezen e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga konfliktu, përveç çiftit të bashkëshortëve, ka mbetur i plagosur edhe 20-vjecari, ndërkohë mësohet se Arben Leka ndodhet në gjendje të rendë.

Nga banoret e zonës familja Leka njihet si një familje e qetë ndërsa djali(nipi) njihet si problematik.

Për 20-vjecarin banoret shtojnë se para pak kohesh ka humbur nenën e tij, duke i renduar gjendjen e shëndetit mendor.

Në bashkinë e Maliqit brenda pak ditësh ky është konflikti i dyte i regjistruar, si pasojë e të cilave të plagosur kanë mbetur katër persona./ Balkan Web