AKTUALITET, 4 Maj 2020, 11:42

“Vlera më e ulët e pozitivitetit që nga fillimi i epidemisë”, dalin shifrat: Ja sa pacientë janë aktivë dhe sa po mjekohen në dy spitalet COVID

“Vlera më e ulët e pozitivitetit që nga fillimi i


“Gjatë javës përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë”, kështu ka deklaruar sot Ministria e Shëndetësisë, teksa dha të rejat e situatës së koronavirusit në vend, shtuar sot me 8 raste të reja.

Dr. Eugena Tomini nga ISHP-ja, theksoi sot se situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

“Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”- njoftoi ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 93

Krujë 87

Shkodër 17

Kurbin 14

Kukës 5

Elbasan 4

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1

Lushnje 1

Mat 1