AKTUALITET, 22 Nëntor 2019, 11:10

“Rama po e çon vendin drejt greminës”, Tritan Shehu thirrje shqiptarëve: Merrni në dorë…

“Rama po e çon vendin drejt greminës”, Tritan Shehu



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në facebook i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatin e tyre sepse kryeministri Edi Rama po e shtyn vendin drejt greminës.

Sipas Shehu tejkalimi i krizës politike që ka kapur vendin mund të zgjidhet vetëm me votim të lirë politik e administrativ.

Postimi i Shehut:

Kongresi PPE miratoi dokumentin me te mire te mundeshem, jo thjesht sepse konfirmoi nje te vertete te madhe, vertetesine e problemeve qe ka ngritur PD duke shprehur mbeshtetje te plote per pozicionin tone Europeist e ne mbrojtje te vlerave e demokracise, por edhe sepse mbeshtet e stimulon Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit, duke nenvizuar edhe menyrat e tejkalimit te krizes sone te thelle politike e institucionale.

Kriza politike te ne, qe ka ne baze te saje deformimin e votes se lire me kulm farsen e 30 Qershorit dhe e plotesuar nga kriminalizimi i institucioneve, kapja e tyre, mungesa e plote e kolonave kryesore te drejtesise, parlamenti antikushtetues etj, ka vetem nje menyre tejkalimi sic thuhet qarte edhe ne ate Rezolute te PPE, nje proces votimi te lire politik e administrativ si baze e ndryshimeve te metejshme pozitive per vendin, Rajonin e integrimin tone europian.

PPE dhe Bundestagu nuk mjaftohen vetem ne konstatime apo konkluzione te pergjitheshme, keto dokumenta kaq te rendesishme me dashamiresi e besim te ne, hyjne deri ne problemet reale duke dhene dhe mekanizmat konkrete te zgjidhjes.

Nqs kjo maxhorance do te vazhdoje te beje rolin e shurdhit e te qorrit duke shtyre me tej vendin drejt gremines, shqiptaret nuk kane cfare te presin me gjate, ata duhet te marrin ne dore vete fatet e tyre.