LIFESTYLE, 14 Shkurt 2018, 10:26

Të brendshmet për Shën Valentin, vajzat e famshme të Instagramit ju vijnë në ndihmë

Të brendshmet për Shën Valentin, vajzat e famshme të

Sot është festa e Shën Valentinit dhe të gjitha vajzat janë duke menduar për detajet e festës së tyre private. Çfarë dhurate do t’i bëjë partnerit, si do të vishem, me çfarë ta surprizojë? Janë disa nga pyetjet që në këto momente kalojnë në mendjen e çdo femre të dashuruar.

Të brendshmet janë një ndër aksesorët që kanë një rol të rëndësishëm në këtë festë për të surprizuar partnerin. Në pasarelat e modës për këtë vit mbizotërojnë të brendshmet me dantella.

Vajzat e famshme të Instagramit ju vijnë në ndihmë duke ju dhënë disa ide se si t’i zgjidhni të brendshmet tuaja që të jeni sa më të dëshirueshme nga partneri juaj.

Nga galeria e fotove që do të shihni më poshtë vihet re dukshëm se pavarësisht ngjyrës, të kuqe, të zeza apo të bardha, ato kanë një detaj të përbashkët, janë tyl.

Gjithashtu edhe truporet janë një zgjedhje mjaft e mirë që falë detajeve të tyre në tyl dhe transparencës ju bëjnë të pa rezistueshme në sytë e partnerit.

[gallery ids="69884,69882,69887,69885,69883,69888,69881,69886,69889,69890"]