LIFESTYLE, 19 Qershor 2020, 10:26

Oriola Marashi tregon linjat perfekte me bikini, Eros Grezda nuk i reziston dot


Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eris Grezda prej disa muajsh janë në një lidhje që është komentuar shumë nga mediat dhe është pranuar tashmë edhe nga vetë ata.

Lidhja etyre u zbulua gjatë kohës së karantinimit ku të dy publikuan foto nga e njejta shtëpi.

Së fundmi modelja ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar me bikini të bardha dhe me një kapele të madhe.

Erosi, të cilin më parë nuk e kemi parë të komentojë shpesh në fotot e Oriolës, nuk i ka rezistuar dot kësaj poze.

Ai ka komentuar disa emoji me sytë me zemra ndërsa Oriola gjithashtu i është përgjigjur me zemra.

Pak kohë më parë u bë e ditur se dyshja janë gati të shkëmbenjë unazat dhe se tashmë kanë njohur familjet me njeri tjetrin.