LIFESTYLE, 14 Nëntor 2018, 22:05

Olta Gixhari poston foton me aktorin e famshëm turk

Ajo është një nga aktoret më të njohura e më të suksesshme shqiptare. Bëhet fjalë për Olta Gixharin, e cila shpeshherë tërheq vëmendjen e mediave rozë me postimet e saj në rrjete sociale.

Edhe ditën e sotme, Olta ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku është krah aktorit të njohur turk Caner Cindoruk. Ky i fundit është i njohur në vendin tonë me rolin e tij në serialin “Kosem”, Silahtar.

Me këtë foto Gixhari thjesht ka përshëndetur ndjekësit e saj, pa dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me takimin me Caner.