TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi e ka filluar shumë keq këtë edicion në Ligën e Kampioneve pasi nuk ka marrë më shumë se një barazim në shtëpi përballë Slavias së Pragës. Protagonist i ndeshjes ishte ish-futbollisti i Bylisit e Skënderbeut, Peter Olajinka, i cili gjeti rrugën e rrjetës në duelin e sotëm në “San Siro”.
Pritej një ndeshje dominuese nga Interi, por në fakt ishte Slavia Pragë që u shfaq shumë agresive që në minutat e parë. Çekët me Olajinka, Traore dhe Masopust sulmonin vazhdimisht mbrojtësit duke detyruar këta të fundit të gabonin ose të tentonin topin e gjatë.
Kësisoj, zikaltërit lëshuan plotësisht terren në pjesën e parë dhe me përjashtim të disa kundërsulmeve të Martinez, nuk prodhuan shumë, ndërsa Handanoviç u desh në disa raste të bënte mrekullinë për të ndalur ekipin mik.
Pjesa e dytë pritej të ndryshonte tablonë, por në lojë ishte përsëri dominuese Slavia e cila sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me anë të Olajinka. Sulmuesi shfrytëzoi përgjumjen e mbrojtjes dhe pas një topi të grushtuar nga Handanoviç, dërgoi sferën në rrjetë pak hapa larg portës.
Reagimi i Interit ishte shumë i vakët e dukej se ndeshja po shkonte drejt fitores së papritur të Slavias. Por në shtesë, pas një goditje dënimi të Sensi që u kthye nga traversa, Barela gjeti korridorin e duhur për të dërguar sferën në rrjetë. Një barazim që eviton turpin, por që gjithsesi lë Interin në pozita shumë të këqija në fillimin e fazës në grupe. /vipsport.al/
Inter-Slavia Pragë 1-1
90’+3′ Barela / 64′ Olajinka
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/09/vid-2.mp4"][/video]