Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është e fortë dhe intensive jo vetëm në terren por edhe në rrjetet sociale. Lulzim Basha ka bërë “meme” kryeministrin.
Edi Rama postoi një foto në Instagram duke “biseduar” me veten, ku kreu i qeverisë pyet veten se kur do të ikësh? Ndërsa përgjigja dihet “Jo, nuk kam mbaruar punë akoma” thotë kryesocialisti që objektiv ka PS-në në pushtet deri në 2030.
Nuk kaluan shumë minuta dhe kryedemokrati replikoi me të njëjtën foto duke ndryshuar diçiturën, ku sipas liderit të PD-së rivali i tij pyet veten; "Po ti për kë do votosh?" ndërsa kryeministri thotë "... Për Bashën". Basha e shoqëron postimin me fjalët “Faleminderit për suportin”.