AKTUALITET, 22 Janar 2021, 11:40

"Nxjerrje sekreti dhe korrupsion", SPAK zgjat me tre muaj pezullimin e ish-numrit dy të OFL-së

"Nxjerrje sekreti dhe korrupsion", SPAK zgjat me tre muaj pezullimin e

SPAK zgjat edhe me tre muaj pezullimin e ish-numrit dy të OFL-së, Artan Shkëmbit.

Kërkesa është miratuar nga gjykata ditën e sotme, ndërkohë sipas SPAK vijojnë hetimet në lidhje me akuzën ndaj Shkëmbit.

Shkëmbi është pezulluar nga detyra si i akuzuar për nxjerrje sekreti dhe korrupsion.

Nëndrejtori i Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi do të vijojë qëndrojë i pezulluar derisa dosja në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga trupa gjyqësore.

Ai u pezullua nga detyra pas dekonspirimit të operacionit sekret në të cilin ishin përfshirë edhe autoritete gjermane.

Autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

Ai u pezullua nga detyra më 28 shtator ndërsa i rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”.