TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Farkës në Tiranë ka komentuar nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve nga e-Albania.
Në media kanë qarkulluar lista të përpunuara në PS me të dhëna të votuesve në Tiranë, të cilat kanë dalë nga zyrat e qeverisë.
PS e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa Basha u shpreh para të rinjve se kryeministrin nuk ka marifet që e shpëton.
“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton Ramën. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim.
Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete,” tha Basha.
Kreu i demokratëve ndër të tjera gjatë bisedës me të rinjtë e Farkës ju kërkoi këtyre të fundit të votojnë pasivisht për ndryshimin që do vijë, siç thotë ai.
“Të dilni masivisht të votoni dhe të mos lini asnjë të ri dhe të re pa votuar,” theksoi Basha.