AKTUALITET, 12 Prill 2021, 22:10

A është vepër penale përdorimi i të dhënave të e-Albania? Flet avokati

A është vepër penale përdorimi i të dhënave

Avokati Dorian Matlija sqaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV se ka vepra që nuk janë të parashikuara në ligjet ekzistuese të vendit tonë. Ai u shpreh se jo çdo e dhënë është sekret vetjak dhe se ka disa dallime.

Avokati gjithashtu tha se në këtë rast kemi shkelje administrative për përdorimin e të dhënave që mund të çojë në gjobë dhe nëse vërtetohet që janë 910 mijë raste mund të kishte 910 mijë gjoba.

“Nuk është përgjigja kaq e prerë. Ka gjithmonë vepra që nuk janë të parashikuara në ligjet ekzistuese. Jo çdo e dhënë është sekret vetjak. Numri i kartës ID mund të mos jetë privat, ka dallime.

Në këtë rast kemi shkelje administrative për përdorimin e të dhënave që mund të çojë në gjobë. Në këtë rast nëse mblidhen prova dhe vërtetohet që janë 910 mijë raste mund të kishte 910 mijë gjoba dhe mund të përbëjë një dëm financiar për këtë parti.

Nëse dikush ka akses tek të dhënat e e-Albania ai nuk ka akses vetëm tek numri i telefonit, por në gjithçka. Është e paprecedentë, nuk ka ndodhur në histori. Ne nuk jemi të përgatitur në aspektin ligjor lidhur me këtë situatë. Është e vështirë. Nëse është piratim ka një sërë veprash penale dhe ka një detyrim për ato që menaxhojnë e-Albanian edhe nëse piratohet”, tha avokati Matlija.