AKTUALITET, 12 Janar 2019, 15:27

“Nuk merrem me një pengmarrës”, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës

“Nuk merrem me një pengmarrës”, zëdhënësi i

Reagimit të kryeministrit Rama, në pergjigje të presidentit Meta në vijim të replikave të ashpra për mosdekretimin e Gent Cakajt si minister të Jashtem, “se nuk do të merret me një pengmarrës“, i është përgjigjur këshilltari i kreut të Shtetit.

Tedi Blushi, me një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, shkruan se “nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash”.

Postimi i Tedi Blushit

Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!