AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 11:59

613 kg kokainë/ Pas ekstradimit nga Gjermania, nesër nis gjyqi për Arbër Çekajn


Gjykata e krimeve të rënda, të hënën për herë të parë do të zhvillojë gjyqin ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e të cilëve u gjetën 613 kg kokainë.

Procesi ndaj Çekajt prej katër seancash shtyhej për shkak të mungesës së tij.

Pritet që nesër për herë të parë, Çekaj të mbajë qëndrimin e tij për akuzën pasi më herët ai ka mohuar përfshirjen. Prokuroria e krimeve të rënda nuk ka mundur ta pyes Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.

Nëse Çekaj do të kërkojë të bëj deklarime, është gjykata ajo e cila pritet t’ia miratojë këtë kërkesë të dyshuarit si porositës të sasisë rekord të kokainës.

Teksa pritet që ai të takohet për herë të parë pas më shumë se një viti edhe me dy ish-vartësit e tij Arando Pezaku e Donaldo Lushaj të arrestuar si pjesë e grupit.