TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ‘zhveshur’ nga angazhimet e përditshme, presidenti Ilir Meta duket se po e kalon në natyrë këtë ditë pushimi.
Përmes një fotoje në ‘Facebook’ ku shfaqet poshtë një shege, Meta flet me kode, ndërsa shkruan: “Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen!”.
Kë po thumbon kreu i shtetit?!
Kujtojmë se pas zhdekretimit të datës 30 qershor dhe caktimin e 13 tetorit si datë e re e zgjedhjeve, pati reagime të ashpra mes kampeve politike, ndërsa maxhoranca kërkoi shkarkimin e Metës.
Pak pas kërkesës, u ngrit Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, ndërsa në raportin e Komisionit të Venecias u tha se presidenti tejkaloi kompetencat që i jep Kushtetuta, por veprimi i tij nuk është shkelje e rëndë.