AKTUALITET, 18 Janar 2021, 14:59

“Nuk ka rënë agresiviteti i Covid-19”, mjeku Stroni: Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë, por…

“Nuk ka rënë agresiviteti i Covid-19”, mjeku Stroni:

Mjeku i njohur Gent Stroni, deklaron se ka një tendencë të rënies së rasteve me koronavirus në vendin tonë. Stroni theksoi se një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar tashmë koronavirusin, duke shtuar se nëse ke antitrupa, je i mbrojtur së paku për një periudhë kohe.

Megjithatë, mjeku Stroni shprehet se mendon se agresiviteti i Covid-19, gjithsesi nuk po bie ende.

“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirius. Në shumë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ka ikur rreziku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavirusin.

Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresiviteti i Covid-19 tek pacientët. Ka dhe raste agresiviteti, patjetër”, deklaroi mjeku Stroni në një intervistë për “News 24”.