AKTUALITET, 18 Janar 2021, 13:37

“Më qëlloi me shkop në kokë”/ Përfaqësuesi i Kishës tregon si e dhunuan: Rashë pa ndjenja! Ja pse jam i indinjuar me policinë

“Më qëlloi me shkop në kokë”/

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani ka treguar si është dhunuar nga punëtori i një firme ndërtimi.

Ai tha se punëtori e ka goditur në kokë duke i lënë shenja të dukshme në syrin e djathte.

Kapedani ngre akuza edhe ndaj policisë, pasi sipas tij nuk ka bërë sjellje korrekte.

“Ngjarja ndodhi tek shtëpia, kishte ardhur ekskavatori dhe po i binin betonit në themel. Unë dola dhe i thashë, ‘mos i bini se dëmtohet kompleksi’. Ky punëtori kishte lopatën në dorë, unë kisha shkopin në dorë. Ai më rrëmbeu shkopin dhe më goditi në kokë. Rashë pa ndjenja.

Erdhi policia dhe në vend që të merrej me personin merrej me mua.

Vajtëm në policia dhe policia nuk mbajti qëndrim korrekt. Për këtë jam i indinjuar. Policia thoshte që ta falja. I thashë mos më gjykoni mua se jam 80 vjeç. Gjithë opinioni këtu në Lezhë është me mua. Unë jam përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Lezhë”, tha Koço Kapedani për News24.