LIFESTYLE, 17 Nëntor 2019, 09:46

Burri i akuzohet se ka mashtruar për 114 mln euro, habit Angela Martini: Më ndjekin shërbimet sekrete, po s’kam bërë gjë

Burri i akuzohet se ka mashtruar për 114 mln euro, habit Angela Martini:


Modelja e njohur Angela Martini ka qenë e ftuar në emisionin e humorit “Klanifornia”, ku edhe ka dhënë një intervistë për moderatoren Marina Vjollca.

Marina e ka pyetur Angelan se cila është një gjë e fshehtë e saj për të cilën publiku nuk dinte asgjë.

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJA: Diçka që e ke bërë por nuk do të doje që njerëzit ta merrnin vesh.

ANGELA MARTINI: Mua më ndjekin shërbimet sekrete. Jo, jo. S’kam bërë gjë.

Bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.