LIFESTYLE, 17 Nëntor 2019, 12:06

‘Më zgërdhiu në dajak Luana’/ Rezart Veleshnja tregon rrogën, ja sa paguhet për dy orë emision

‘Më zgërdhiu në dajak Luana’/ Rezart Veleshnja tregon


Aktori i humorit njëkohësisht edhe një prej kapitenëve të emisionit “Shiko kush luan”, Rezart Veleshnja ka treguar për herë të parë rrogën e tij.

Teksa bënte prezantimin e të ftuarve të tij, Rezarti ka treguar me sinqeritet se sa paguhet për plot dy orë emision.

“Paguhem dy milionë e gjysmë, ja po e them ta marrin vesh të gjithë,”-tha aktori i njohur për rolet e tij në Portokalli.

Pak ditë më parë ai publikoi disa foto me syrin e nxirë, pamje kjo që ngjante me një shenjë dhune apo zënke që mund të kishte kaluar.

Me shaka ai shkruante se syrin ia kishte nxirë moderatorja e emisionit Luana Vjollca.