AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 14:55

Tetë pikat e studentëve, zbulohet përgjigjia e Nikollës: Jam e hapur për...

“BalkanWeb” zbulon kërkesën e studentëve me 8 pika drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla si dhe përgjigjen e saj. Në shkresën e shkruar me dorë studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, rritje të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritje të përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.