AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 14:12

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkohet prokurorin e Tiranës

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkohet prokurorin e Tiranës

Është shkarkuar nga detyra prokurori Arben Nela. Vendimi është marrë sot, ndërsa Nela nuk kalon kështu Vettingun. Trupa gjykuese përbehej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Sipas KPK-së, Nela ka bërë fshehje të pasurisë, pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë.

KPK theksoi se prokurori Nela ka deklaruar se ka marrë borxh për blerjen e apartamentit. Nga ana tjetër, ai është shprehur se nuk ka fshehur pasurinë duke thënë se ILDKPI nuk e ka bërë llogarinë siç duhet.

Sipas tij, ILDKPI ka interpretuar qëllimisht pasuritë e tij.

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Fierit, ndërsa është transferuar në vitin 2006 në Durrës, ku ka shërbyer deri në 2008. Ai ushtron detyrën në Prokurorinë e Tiranës që prej vitit 2008 kur është larguar nga Durrësi.