TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrjetet sociale kanë bërë që edhe një lidhje e përzemërt si ajo e Françesko Totit, legjendës së Romës, ta fusë atë në “sherr” me tifozët e tij.
Ish-kapiteni i verdhekuqve ka pëlqyer një postim të mikut të tij, Xhanluixhi Bufon pas ndeshjes së Juventusit me Romën.
Gardiani i bardhezinjve kishte postuar një foto duke ndalur gjuajtjen e Pelegrinit, ndërsa e shoqëronte foton me fjalët “Përpara edhe në Kupën e Italisë”.
Këtu tifozët e Romës kanë zbuluar një “like” nga idhulli i tyre, gjest i cili nuk iu ka pëlqyer aspak duke shpërthyer në kritika ndaj Totit. Por, ky nuk është momenti i vetëm që Toti ndoshta ka kaluar limitet në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, ish-sulmuesi ka klikuar sërish opsionin “like” zërave për shitjen e Florencit nga Roma, ndërsa një tjetër që cilësohet tepër e rëndë nga tifozët verdhekuq është pëlqimi i postimit të Vierit, ku ky i fundit uronte 120-vjetorin e Lacios.
Megjithatë, besnikëria e Totit ndaj Romës nuk mund të vihet në dyshim prej rrjeteve sociale, teksa ish-kapiteni kaloi të gjithë jetën e tij në klubin kryeqytetas.