LIFESTYLE, 23 Gusht 2018, 11:51

Enca i jep Noizy-t një tjetër “goditje”, tashmë mike me rivalin e tij

Largimi i bujshëm i Encës nga grupi OTR dhe prishja e marrëdhënieve me Noizyn bëri bujë të madhe disa kohë më parë. Dy këngëtarët bënë deklarata thumbese për njëri-tjetrin dhe ende nuk kanë bërë paqe mes tyre.

Mirëpo, ndonëse më parë ishte pjesë e OTR, ditën e sotme Enca ka lajmëruar ndjekësit se do të sjellë bashkëpunimin më të ri me Don Phenom, rivalin prej kohësh të Noizyt.

Shok i Unikkatilit, Don Phenom dhe miqtë e tij kanë bërë disse të shumta për Noizyn dhe antarët e OTR. Kënga e re e Encës dhe Don Phenom quhet ‘Kujt po i han’ dhe pritet të lançohet këtë javë.