LIFESTYLE, 3 Mars 2020, 16:23

"Burrat janë vetëm aksesor", plas mes Dajana Shabanit dhe ish të dashurit të saj boksier

Prej kohësh Dajana Shabani dhe boksieri Kamer Maloku kanë qenë në qendër të mediave.

Lidhja e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje dhe të gjitha këto janë shoqëruar me bujë mediatike.

Së fundmi, Dajana ishte e ftuar në emisionin “Kojshia Show” dhe aty tregoi shumë detaje nga jeta e saj personale.

Mes të tjerash tregoi se është një nënë beqare dhe burri për të është thjesht një aksesor.

“Kur gruaja është e realizuar vetë, është e shkolluar, është ekonomikisht e pavarur, mendoj që burri është thjesht një aksesor me gjithë respektin”, tregoi Dajana duke konfirmuar kështu edhe ndarjen nga boksieri kosovar.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe vetë Kameri nëpërmjet një deklarate e cila na ka habitur të gjithëve.

Nëpërmjet disa përgjigjeve për fansat në Instastory, ai ka treguar se ndarjen e ka marrë vesh nga emisioni dhe se nuk dëshiron të flasë për kategorinë e femrave që e quajnë burrin aksesor.

“Për gratë që i konsiderojnë burrat aksesor, më mirë të mos jap përgjigje”, thotë ai.