AKTUALITET, 19 Shkurt 2020, 17:58

‘Nuk do të harrojmë kurrë’/ Përcillet mes lotësh 16-vjeçarja shqiptare

‘Nuk do të harrojmë kurrë’/ Përcillet mes

Funerali i 16-vjecares shqiptare në Itali, Aurora Grazini, mblodhi shumë persona në Kishën San Flaviano.

Shokët dhe shoqet e 16-vjeçares u betuan para trupit të saj me fjalët se: ‘Ne betohemi se nuk do të harrojmë kurrë. Kjo banderolë e madhe mbuloi të gjithë arkivolin në të cilën prehej 16-vjecarja shqiptare.

Hyrja e kishës ishte e mbushur me lule dhe kurora. Ai që udhëhiqte meshën mortore ishte, Don Luciano Trape.

‘Jeta e Aurorës iku nga Toka në Parajsë. Unë ju falënderoj për lutjet tuaja dhe praninë tuaj’, tha Don Luciano gjatë ceremonisë mortore.

Avokati i familjes së 16-vjeçares

‘Është e dëmshme ta shndërroni të dyshuarin në fajtor. Askush nuk mund të shndërrohet në një ekzekutues kur ende nuk e dimë se çfarë ndodhi’, nënvizoi avokati Giuseppe Picchiarelli, avokat i familjes së 16-vjeçares që vdiq në Montefiascone.

Avokati iu përgjigj gazetarëve në fund të funeralit në kishën e San Flaviano. Duke theksuar se ‘ne jemi në një fazë embrionale ku nuk ka përgjegjës’, shkruan media italiane ‘Leggio.it’.

Hetimi për vdekjen e 16-vjeçares

Vajza një ditë para vdekjes së saj kishte shkuar në dhomën e urgjencës së spitalit Viterbo, sepse vuante nga ankthi.

Për vdekjen e saj tashmë ka një të dyshuar, doktori i urgjencës në spitalin Belcolle në Viterbo, i cili mori përsipër vizitën e vajzës kur ajo shkoi në dhomën e urgjencës për t’u shëruar, por vdiq ditën tjetër. Akuza ndaj tij është vrasje.