AKTUALITET, 19 Shkurt 2020, 14:49

Autor i disa grabitjeve/ Gjykata lë në burg pa afat Astrit Thaçin, ja vendimi për Adela Berishën

Autor i disa grabitjeve/ Gjykata lë në burg pa afat Astrit

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë’ arrest me burg’ pa afat për grabitësin serial Astrit Thaçi dhe “detyrim paraqitje”, për bashkëpunëtoren e tij Adela Berisha.

Sipas prokurorisë, Adela Berisha kishte rreth një muaj që e njihte Thaçin dhe e ka ndihmuar atë me grabitjet. Ndërsa avokati Gramoz Lika deklaroi se vjedhjet Thaçi i ka bërë vetëm në efektin e lëndëve narkotike.