AKTUALITET, 18 Nëntor 2019, 21:50

“Nuk bëj shaka”/ Meta paralajmëron kreun e KED-së: Dvorani do të bëhet shembull, s’ka tallje me Reformën

“Nuk bëj shaka”/ Meta paralajmëron kreun e KED-së:

Presidenti Ilir Meta foli në “Open” për videon skandaloze, ku shihet një ambasador, duke kryer marrëdhënie seksuale me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, kreu i shtetit hodhi akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, për të cilin tha se do të bëhet shembull.

"Nuk do të ngelet asnjë fëmijë pa e kuptuar vjedhjen e Dvoranit. Ai do të bëhet shembull, të mos guxojë të tallet më me Reformën në Drejtësi. Këtu dëmi është i madh. Ai është përgjegjës që u hap ky debat. Unë si president i Republikës nuk bëj shaka", tha Meta.