TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë kundër disa ambasadorëve të huaj duke i quajtur ata të korruptuar, të blerë nga Rama me PPP dhe vagabondë që shantazhojnë Presidentin e Republikës.
“Rama i mbështetur nga ndërkombëtarët? Po të kishte mbështetje ndërkombëtare do të çeleshin negociatat. Dekretin tim e ka mbështetur Kushtetuta dhe nuk kam nevojë që të më mbështesë asnjë ambasadë.
Rama dhe ambasadorët janë përgjegjës për dështimin e reformës në drejtësi. Janë shpenzuar nja 200 milionë euro dhe tani që kanë dështuar ata thonë që kjo është sukses, por e bllokon, Meta, e bllokon ky, e bllokon ai. Janë bashkëpërgjegjës. Ata rinë bashkë, po t’ua shikosh telefonat, rrinë të gjithë bashkë.
Nuk kam forcë korruptuese ndaj ambasadorëve dhe sepse jam President i Republikës. Tani do të jem i drejtpërdrejtë se shumë i kemi përkëdhelur. Unë do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar.
Një njeri që vjen te zyra e Presidentit të Republikës dhe bën sikur nuk di megjithëse i di të gjitha se ka ndenjur me Ramën. Nuk mund ta shantazhojë njeri presidentin e Republikës. Ta harrojnë këtë!” – tha Meta në emisionin “Open” në TCH.