BOTA, 23 August 2026, 21:10

Norvegjia rrit mbështetjen për Ukrainën/ Planifikohen 9.2 miliardë dollarë ndihmë për vitin 2027

Norvegjia planifikon t’i japë Ukrainës rreth 9.2 miliardë dollarë mbështetje financiare gjatë vitit 2027, në një tjetër paketë të rëndësishme ndihme për Kievin. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria norvegjeze, e cila tha se shuma e parashikuar do të jetë në të njëjtin nivel me mbështetjen e dhënë gjatë këtij viti.

Mbështetja vjen në një moment kur Ukraina përballet me presione të konsiderueshme financiare, ndërsa lufta me Rusinë vijon. Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre dhe liderë nga vendet nordike dhe baltike pritet të vizitojnë Kievin të dielën, në një tjetër shfaqje të mbështetjes politike për Ukrainën.

 Sipas qeverisë norvegjeze, fondet do të përdoren për nevoja ushtarake dhe humanitare, duke synuar forcimin e kapaciteteve të Ukrainës përballë agresionit rus dhe mbështetjen e popullsisë së prekur nga lufta.