TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e të riut gjatë natës në Laprakë nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa viktimë mbeti Klodjan Rasha.
Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘Nwes 24’ nga vendi i ngjarjes tregoi itinerarin që përshkroi i riu pak para vrasjes.
Sipas Bezat, i riu deri në orën 23:00 kishte qenë në një lokal në zonën e “Don Boskos” dhe më pas teksa kthehej për në banesë i është bërë shenjë nga patrulla e policisë që të ndalonte.
Pavarësisht këtij urdhri, i riu është futur mes rrugicave për të humbur gjurmët, ndërsa vetëm 100 metra larg banesës së tij është qëlluar dy herë me plumb, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia sqaroi në deklaratën zyrtare se polici ka vepruar në një situatë ku rruga ishte e pandriçuar.
Ndërkohë, gazetarja Bezat pohon krejt të kundërtën, duke u bazuar nga dëshmia e banorëve të zonës.
Sipas tyre, kjo rrugicë ka ndriçim. Po ashtu, në vendin e ngjarjes duken ende njollat e gjakut të të riut, i cili ndërroi jetë në spital.
Aktualisht punonjësi i policisë që qëlloi ndaj 25- vjeçarit, shtetasi me inicialet N.H., po merret në pyetje nga kolegët e tij.