AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 14:37

Njoftim i rëndësishëm për të prekurit nga tërmeti, katër hapa si të përfitoni strehimin në hotel

Njoftim i rëndësishëm për të prekurit nga tërmeti,

Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat që kanë mbetur jashtë për shkak se tërmeti i 26 nëntorit iu ka dëmtuar banesat për t’u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t’u strehuar në hotele.

1. Drejtohuni tek njësia administrative

2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim

3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli

4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit