AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 13:53

FSHF vendos për kampionatin, ja kur rikthehet në fushë Superiorja

FSHF vendos për kampionatin, ja kur rikthehet në fushë Superiorja


Pas tërmetit që goditi vendin tonë dhe solli pasoja katastrofike, të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, që ishin të programuara të luheshin në datat 29-30 nëntor, u shtyn.

FSHF tashmë ka vendosur se kur do të luhet kjo javë dhe kur Superiorja do të zbresë në fushë.

Kështu, Federata ka vendosur zyrtarisht se java e 14-të, do të luhet në datat 7 dhe 8 dhjetor.

Për ndeshjet e javës së ardhshme, do të ketë një njoftim të dytë.

Ja ndeshjet dhe oraret e tyre:

E shtunë 7 dhjetor:

Tirana –Kukësi 16:30

Luftëtari-Vllaznia 13:30

Bylis-Partizani 13:30

E dielë 8 dhjetor:

Laçi-Flamurtari 13:30

Teuta-Skënderbeu 16:30.