TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
EURO 2020 nuk ndalet dhe sonte në fushë rikthehet Anglia, që ka në program derbin me Skocinë. Kombëtarja e “Tre Luanëve” luan prej orës 21:00 dhe kërkon fitoren e dytë në grupe, për të mos u ndalur.
Tri orë më parë, në 18:00, luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme e grupit D. Kroacia duhet të mposhtë Çekinë, që në duelin e parë ka fituar. Një sfidë direkte për vendin e dytë në grup dhe që do të jetë interesante për t’u parë.
Para këtyre dy ndeshjeve luhet edhe një tjetër. Suedia, pasi ndali Spanjën në një barazim 0-0, do tentojë tre pikët kundër Sllovakisë. Këta të fundit do të ishin të kënaqur edhe me një pikë, pasi e fituan ndeshjen e parë me Poloninë.