TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në dhjetorin e vitit 2017, modelja shqiptare Angela Martini, kurorëzoi me martesë lidhjen e saj me aktorin dhe producentin rumun.
Që atëherë, 31-vjeçarja ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video nga momentet e rëndësishme të jetës së saj personale.
Ndërsa kësaj radhe, ajo ka vendosur ta tregojë unazën e martesës, kurse në postimin që e shoqëron fotografinë ka treguar se e kishte parashikuar atë që do të ndodhte në jetën e saj.
“Para katër vitesh i thashë shoqes sime të mirë, Yael Lilienfeld, një dizajnuese e shkëlqyer e stolive të çmuara, se një ditë ajo do të ma bënte unazën e martesës.
“Po ashtu, para tre vitesh, kur akoma ishim duke jetuar në New York, i thash se do të zhvendosem në Los Angeles, sepse atje është vendi ku do ta gjej ‘të duhurin’.
“Ja ku jemi sot, erdha në Los Angeles dhe e gjeta dashurinë këtu, ndërsa ajo ma dizajnoi unazën e ëndrrave të mia”.
"Dikush mund të më quajë shtrigë, por unë e di se është vetëm fuqia e Ligjit të Tërheqjes”, ka shkruar bukuroshja në Instagram.
[gallery ids="59036,59033,59034,59035"]