TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej muajit tetor të vitit të kaluar një prej çifteve më të dashura të Hollywood janë rikthyer së bashku, gjë e cila ka shkaktuar debate të shumta midis Selena Gomez dhe mamasë së saj Mandy Teefey, e cila ka dalë hapur kundër kësaj lidhjeje.
Mamaja e këngëtares është shprehur se nuk i pëlqen i dashuri i vajzës së saj, Justin Bieber, gjë e cila ka bërë të reagojë mamaja e këtij të fundit nëpërmjet një postimi në Instagram.
Pattie Mallette, nëna e Justin Bieber, ka publikuar një foto me të birin krah së cilës shkruan: “Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh. Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, (kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin). Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. P.S. A e përmenda që jam krenare për ty”.
Komentet e 41-vjeçares vinë disa muaj pas deklaratave të mamasë së Selenës e cila është shprehur kundër lidhjes së dy këngëtarëve.
Çifti Justin Bieber dhe Selena Gomez u rilidhën në muajin tetor të vitit të kaluar, pasi ishin ndarë në vitin 2014.
https://www.instagram.com/p/BeGVMRRBbtt/?taken-by=pattiemallette