TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkarkimit të Prefektit të Shkodrës dhe Elbasanit, nga detyra është shkarkuar edhe prefekti i Qarkut të Gjirokastrës.
Astrit Aliaj nuk do të jetë më në këtë detyrë pas vendimit të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me firmën e zv/kryeministrit Erion Braçe.
Në vend të tij është emëruar Odise Kote, vendim i cili hyn që ditën e sotme në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Astrit Alia u emërua në vitin 2017 në këtë post, ndërsa më parë mbante detyrën e nëndrejtorit të qendrës së radarëve.
Vendimi i plotë:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE