AKTUALITET, 9 Shtator 2020, 16:09

Një i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, shkon në 322 numri i viktimave

Një i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend,

Një i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, shkon në 322 numri i viktimave. Ka humbur jetën një 61-vjeçare nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë ka na joftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfrimuar me Covid-19 151 raste të reja nga 852 testime të kryera tek të dyshuarit si kontakte.

Ndërkohë numri total i të prekurve qe prej fillimit te pandemise eshte 10255 të prekur.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë raporton se 45 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke bërë që numri të shëruarve që prej fillimit të pandemisë të jetë 6161 persona.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 192 pacientë, 19 prej tyre në terapi intensive, 5 janë të intubuar.