AKTUALITET, 3 Gusht 2021, 22:28

Një 64-vjeçar u shkrumbua nga flakët, Braçe: Zjarri në “Asim Zenel” i vënë me dorë, autori vrasës

Një 64-vjeçar u shkrumbua nga flakët, Braçe: Zjarri


Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi një 64-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”. Braçe shprehet se zjarri në këtë fshat të Gjirokastrës është vënë me dorë pasi siç shton ai, nuk i vë dielli zjarret por dora e njeriut.

POSTIMI

SHIHENI;

KY ZJARR NE ASIM ZENEL ESHTE I VENE ME DORE!

NUK VE DIELLI ZJARR!

ESHTE NJE KRIM I RENDE,

I NDESHKUESHEM!

Te gjitha zjarret ne vend jane vene nga njeriu qe here eshte bari,

here eshte bujk, por ne me te shumten eshte kriminel, i qellimte deri ne vrasje!

POOOO AI QE KA VENE ZJARRIN NE ASIM ZENEL ESHTE VRASES PAS NGJARJES TRAGJIKE!

Policia njoftoi pak me pare per arrestimin e tre zjarrevenesve te qellimte ne jug te vendit;

ILIR SKRAPALLIU-njeri prej zjarrevenesve dhe cilido ai ai duhet te paguajne shtrenjte shkrepesen e blere me te lire qe ndezen!

Ne keto ore kam nje lutje;

MOS E NDIZ ATE SHKREPSE,

NUK ESHTE LOJE, E THJESHTE TA NDEZESH POR ZJARRIN SE KONTROLLON DOT ME FRYME SIC FIJEN E SHKREPESES!

Nderkohe,

pafund mirenjohes per zjarrefikes, rojtare te pyjeve, ushtare e oficere te forcave te armatosura, pilote, punonjes te emergjencave civile, police, vullnetare!

Pune pa cmim!