TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapiteni i kombëtares së futbollit të Kroacisë dhe ylli i Milanit, Luka Modrić, më 9 shtator festoi ditëlindjen e tij të 41-të.
Modrić e festoi ditëlindjen në prani të familjes. Pranë tij ishin e ëma, Radojka, me origjinë serbe, dhe i ati, Stipe, kroat, të cilët u mblodhën për ta bërë edhe më të veçantë këtë ditë. Luka rrallëherë publikon foto me të ëmën në profilin e tij në Instagram, ndaj kjo ishte një mundësi e rrallë për t’i parë së bashku dhe të buzëqeshur, në një foto që “ndezI” rrjetet sociale.
A e dini historinë e origjinës së Luka Modrić?
Kapiteni i kombëtares së Kroacisë, Luka Modrić, vjen nga një familje me prejardhje të përzier. Për shumë njerëz është i panjohur fakti se Luka Modrić, nga ana e babait, është kroat, ndërsa e ëma e tij, Radojka, është serbe.
Përveç kësaj, vlen të përmendet se disa anëtarë të familjes së tij nga ana e nënës humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, një nga komandantët e ushtrisë së të ashtuquajturës Republika Srpska Krajina, entitet serb i vetëshpallur në territorin e Kroacisë, ishte i afërm i tij.
Vitet e fundit është folur dhe shkruar shumë për origjinën e Luka Modrić, futbollistit më të mirë kroat të të gjitha kohërave dhe një prej lojtarëve më të mirë të ditëve të sotme.
Ylli i Milanit dhe kapiteni i kombëtares së Kroacisë prej vitesh mban veshur fanellën e përfaqësueses, por ai ka edhe prejardhje serbe. Nëna e Lukës, Radojka, është serbe nga fshati Kruševo, pranë Obrovacit. Ky vendbanim, i banuar kryesisht nga kroatë, aktualisht numëron rreth 1,100 banorë, ndërsa familja Dopuđ për një kohë të gjatë ishte e vetmja familje serbe atje. Sipas regjistrimit të vitit 1991, në këtë vend jetonin 107 serbë.
Nga ana tjetër e trungut familjar, Modrić vjen nga fshati Zaton Obrovački. Luka jetoi deri në moshën gjashtëvjeçare në fshatin e lindjes së babait të tij, Stipe. Për shkak të luftës në territorin e Kroacisë së sotme, familja u zhvendos në Zadar në vitin 1991, ku Luka u rrit dhe hodhi hapat e parë në futboll.
Talenti i tij te ekipi i Zadrit u pikasa shpejt nga Dinamo e Zagrebit, e cila e mori në moshën 15-vjeçare. Që nga viti 2001, Modrić është pjesë e ekipeve kombëtare të Kroacisë, ndërsa prejardhja e tij nga një familje me origjinë të përzier u vu veçanërisht në qendër të vëmendjes kur ai festoi suksesin më të madh me fanellën e kombëtares.
Pas Kampionatit Botëror në Rusi, ku kroatët arritën deri në finale, Luka Modrić, gjatë pritjes së organizuar në atdhe, këndoi së bashku me Marko Perković “Thompson”, muzikantin e njohur për këngët e tij me tema nacionaliste kroate. Të dy, së bashku me disa futbollistë të tjerë dhe përzgjedhësin Zlatko Dalić, ishin ndër figurat qendrore të festës pas humbjes ndaj Francës në finalen e Kampionatit Botëror.