AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 12:37

Nga jetimët, te krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informim, Rama publikon katër vendimet e para të qeverisë së re

Nga jetimët, te krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informim, Rama


Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbledhjen e parë me qeverinë e re sapo është betuar në zyrën e presidentit.

Që në mbledhjen e parë, Rama ka bërë publike katër vendimet e para të do të firmosë me qeverinë e re si krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informim, përkujdesje e veçantë i jetimëve, përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura fitueset në Lojërat Olimpike, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

"Qeveria e re do të ketë në funksion të plotë në pak ditë një faqe të re online ku do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut për çdo akuzë. Në atë rubrikë secili prej ministrave do të përgjigjet me shkrim dhe do të mbajë përgjegjësi për informacionin. Kush nuk do të thotë të vërtetën do të marrë përgjegjësitë morale dhe ligjore nëse nuk do të thotë të vërtetën. Agjencia do hetojë fakte e do vlerësojë rrethana lidhur me ngecje abuzive të marrëdhënieve mes qytetarëve dhe institucioneve.  

Projekti tjetër është për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e republikës. Është masë me mbështetje financiare dinjitoze për të miturit që me akte vetmohimi kanë dhënë jetën për mbrojtjen e interesave kombëtare, pronës publike apo në raste të fatkeqësisë natyrore. Do përfitojnë jetimet nën 18 vjec, fëmijët e mjekeve apo personelit mjekësor që kanë humbur jetën nga Covid-19, nën kujdestari të një prindi që ka humbur jetën nga një akt vetmohimi, fëmijët e atyre që kanë humbur jetën në mbrojtje të rendit publik.

Do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në 18 vjec.

Vendimi tjetër për përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura fitueset në Lojërat Olimpike, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Kanë arritur diçka të jashtëzakonshme.

Po punojmë që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë.

E fundit, krijimi i Agjencia Shtetërore per Mediat dhe Informim të Këshillit të Ministrave.

Bazohet në disa modele të suksesshme në gjermani e Itali që garantojnë transparence me projektet si dhe qëllimet problemet që kanë të bëjnë me aktet e këshillit ministrave apo institucioneve përbërës etë këtij këshilli.

Siguron njohjen e institucioneve me gjithçka lidhet me qeverisjen me publikun dhe qëndrimin e medias mbi cështje me interes publik përmes anketimeve, konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjeve të qeverisë", tha Rama.