AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 10:54

FOTOT/ Rama dhe ministrat ecën në këmbë drejt kryeministrisë, foton zyrtare nuk e bëjnë në presidencë, por te godina e qeverisë

FOTOT/ Rama dhe ministrat ecën në këmbë drejt


Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar, pas betimit te presidenti Ilir Meta, vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe më pas iu drejtuan Kryeministrisë.

Por, ndryshe nga katër vite më parë  kur fotoja e parë e ekipit të qeverisë u shkrep jashtë dyerve të presidencës, “Rama 3”  sot u shfaq ndryshe.

Foton  e parë  qeveria e bëri në shkallët e kryeministrisë duke u futur më pas në godinë.

Rama dhe ministrat, teksa mbanin të gjithë dosje të kuqe në dorë, pritën në semaforë, duke respektuar kështu sinjalistikën, ndërsa bënë edhe foton e parë zyrtare të qeverisë, para Kryeministrisë.

Më poshtë disa nga fotot e shkrepura nga LSA:

[gallery ids="568845,568844,568843,568842,568841,568840,568839,568838,568837,568835,568836,568833,568831,568832,568830,568829,568828"]