AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 08:39

Përplasen dy makina në bulevardin kryesor të Tiranës, i plagosur mbetet një këmbësor dhe dërgohet me urgjencë në spital. Si ndodhi aksidenti

Përplasen dy makina në bulevardin kryesor të Tiranës, i


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku si pasojë një këmbësor ka mbetur i plagosur.

Siç raporton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I plagosuri ende nuk është identifikuar, por është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

“Më datë 17.09.2021, rreth orës  22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin E. B, me mjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Si pasojë është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar,   i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.