AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 10:19

Qeveria e re, Rama dhe ministrat betohen te Meta. Pas ceremonisë më pak se 15 minuta nisen në këmbë drejt kryeministrisë

Qeveria e re, Rama dhe ministrat betohen te Meta. Pas ceremonisë më


Ka përfunduar ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të rinj para Presidentit Ilir Meta.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë, Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit u larguan në këmbë drejt Kryeministrisë, ku është shkrepur edhe fotoja zyrtare.

 Mësohet se Edi Rama dhe ministrat u mblodhën fillimisht në Kryeministri, dhe mandej eskorta e kreut të qeverisë mbërriti në Presidencë. Kryeministri Edi Rama u prit nga shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti.

Më herët kishte mbërritur në Presidencë, kreu i shtetit Ilir Meta dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Kabineti i ri i qeverisë “Rama 3” përbëhet nga 16 ministra, mes të cilëve 12 gra dhe 5 burra, bashkë me kryeministrin.

Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes. Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Emrat e ministrave të qeverisë 'Rama 3'

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

[gallery ids="568819,568820,568821,568822"]