TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, njoftoi sot se vdekjet nga koronavirusi në vend janë rritur në 385, me 100 vdekje në 24 orët e fundit.
Ky njoftim vjen vetëm disa orë pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA tejkaloi 1 mijë. New York është epiqendra betejës, pasi numëron 37.258 raste pozitive, ndërkohë që po përpiqet të përgatisë spitale për një fluks pacientësh të rinj.
Qendra e kongresit të qytetit po shndërrohet në një spital të përkohshëm. Në spitalin Mount Sinai Morningside, kirurgët e zemrës, kardiologët dhe infermierët kardiovaskular tani kujdesen për pacientët me koronavirus.
Mbi gjysma e popullsisë amerikane tani është në izolim si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e infeksionit.