AKTUALITET, 9 Janar 2021, 22:30

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, dyshohet se strehoi sirianët që u shpëtuan në Vlorë

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, dyshohet se strehoi

Fatos Dusha, pronari i një hoteli në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka strehuar sirianët që u shpëtuan në Vlorë një natë më parë. Dyshohet se policia ka rënë në gjurmët e Dushës pasi emri i tij është përmendur nga shtetasit sirianë gjatë marrjes në pyetje.

Rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesme (sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare.

Salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në rrezik për tu mbytur. Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane.