AKTUALITET, 2 Prill 2020, 22:45

Në vetëm dy javë, 10 milionë persona humbasin vendin e punës në SHBA

Në vetëm dy javë, 10 milionë persona humbasin vendin e

Me raportimin e rasteve të para të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, pak më shumë se një muaj më parë, Presidenti Trump e mori me lehtësi kërcënimin që kanosej. Wall Street vijoi me përditshmërinë  dhe amerikanët nuk po informoheshin, mbi të këqijat që kjo pandemi do të sillte. 

Të enjten, magnituda e katastrofës ekonomike u bë më e qartë pasi Departamenti i Punës, raportoi humbjen e 10 milionë vendeve të punës në vetëm dy javë. Wall Street pësoi një goditje të rëndë dhe ekonomia globale po ashtu po kalon në momente të vështira.

New York Times raporton se shpresat për një rënie dramatike por të shkurtër, të ndjekur nga një rikuperim i shpejtë janë zbehur dhe në vend të tyre ekziston frika se bota mund të jetë në prag të një tronditje ekonomike më të lartë se nga koha e Depresionit të Madh. Shpejtësia dhe shkalla e humbjeve të vendeve të punës është e pa precedentë.

Pavarësisht lajmit, që 6.6 milionë njerëz kishin parashtruar kërkesë për përfitime të papunësisë javën e kaluar, performanca në bursë u rrit pasi Presidenti Trump tha se ai priste që Rusia dhe Arabia Saudite të shpallnin shkurtimet e prodhimit të naftës, duke bërë që aksionet e energjisë të kishin një rritje.

Më mbylljen e bizneseve, shpërthimi i virusit ka shkaktuar më shumë largime nga puna se dy muajt më të këqinj të krizës financiare të vitit 2008. Tashmë koronavirusi ka prekur ekonominë e botës si anjëherë më parë dhe vetem koha do të tregojë implikimet dhe dëmet që do të sjellë.

Burimi: New York Times

/TPZ.AL/