LIFESTYLE, 20 Shtator 2020, 13:30

Në shtatë vjetorin e martesës, Aurela Gaçe paralajmëron dasmën e dytë

Në shtatë vjetorin e martesës, Aurela Gaçe

Sot, për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe është një ditë mjaft speciale. Shtatë vite më parë, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me Skerdi. Ndërsa rreth një orë më parë, Aurela ka publikuar një foto nga ajo ditë, ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të parë, Grace. Mirëpo, jo gjithçka është mbyllur me kaq, pasi këngëtarja ka zbuluar se ka ndërmend një tjetër dasmë. Madje, ajo ka ndarë edhe datën, në 20 shtatorin e 2023, atëherë kur bën fiks 10 vjet martuar. “20 /Shtator / 2013 7 vjet nga kjo ditë. Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis). Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë. Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj ? edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe ? Si thoni? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani?, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?”, shkruan Aurela, duke entuziazmuar të gjithë fansat e saj.